S’ndalet Drita, blen sulmuesin Marko Simonovski
BKT
Sport

S’ndalet Drita, blen sulmuesin Marko Simonovski

FC Drita duket së nuk e ka ndërmend së ndalur për transferimet e kësaj verë.

Klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me futbollistin e Feronikelit, Marko Simonovski.

FC Drita përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Simonovskin, i cili në sezonin e kaluar kishte shënuar 12 gola dy të tjerë në Kupën e Kosovës.

Njoftimi i klubit gjilanas:

Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!

Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës!

WELCOME SIMO

FC DRITA