22:09 / 18.06.2021
Liza Gashi emërohet zëvendësministre e Donika Gërvalla-Schwarz
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ,tashmë pranë vetes e ka edhe një zëvendësministre të re.
Bëhet fjalë për Liza Gashin, e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka bërë të ditur se në këtë pozitë është emëruar para dy javësh nga kryeministri Albin Kurti.
“Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë mundësi. Do të përqendrohem në çështjet e lidhura me diasporën, si dhe do ta mbështesë ministren Donika Gervalla Schwarz në çështjet e politikës së jashtme”.
“Duke shikuar para të punoj me administratën tonë, partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetet jashtë vendit, për të avancuar angazhimet e diasporës dhe agjendat e politikës së jashtme”, shkroi mes tjerash Gashi.























