22:11 / 20.06.2021
Osmani: Dita e Refugjatëve na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka bërë thirrje që të gjithë të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre.
Osmani ka shkruar se kosovarët këtë ditë e kujtojnë si të çmuar.
Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt.Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shkruar Osmani.























