Takimi Kurti - Macron, të mërkurën në orën 19:30 në pallatin Elisee

Takimi Kurti - Macron, të mërkurën në orën 19:30 në pallatin Elisee

Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor në orën 19 : 30, do të pritet në Pallatin Elize në Paris nga Presidenti i Francës Emanuel Makron.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, që nga zgjedhja e tij Kryeministër i vendit.

Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Githashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga Presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Francës Emmanuel Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Fadil Gashi