KGjK zgjodhi dy anëtarët nga gjykatat themelore

KGjK zgjodhi dy anëtarët nga gjykatat themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka përzgjedhur sot dy anëtarët në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilët do t`i përfaqësojnë gjykatat themelore.

Në listën përfundimtare të kandidatëve të nominuar për këto dy pozita ishin Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Besnik Bislimaj nga Gjykata Themelore e Gjakovës, Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Mirlinda Bytyqi nga Gjykata Themelore e Ferizajt, Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Veton Ademaj nga Gjykata Themelore e Pejës.

Në procesin e përzgjedhjes votuan 253 gjyqtarë nga 317 sish me të drejtë vote. Më së shumti vota morën Fidan Hoxha nga Gjykata e Prizrenit - 139 dhe Arjeta Sadiku nga Gjykata e Prishtinës, e cila mori 129 vota.

Ndryshe, KGjK ka 13 anëtarë, ku tre prej tyre janë nga gjykatat themelore e të cilët kanë mandat 5-vjecar pa të drejtë rizgjedhjeje.