Pas shpalljes së zgjedhjeve në PDK, e para reagon Vlora Çitaku

Pas shpalljes së zgjedhjeve në PDK, e para reagon Vlora Çitaku

Pasi që PDK-ja shpalli zgjedhjet për kryetar të partisë më 3 korrik të këtij viti, ka reaguar Vlora Çitaku, njëra nga kandidatet e përfolura për pozitën e të pares në parti.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë. Përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme. Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo. Respekt maksimal për Enver Hoxhajn, i cili në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Çitaku.