10:11 / 22.06.2021
Kryeministri mbledh kabinetin qeveritar
Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet në orën 13:00.
Mirëpo, në komunikatë nuk tregohet për pika të rendit dhe arsyen e mbledhjes.
Ndërkohë, që sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. Takimi i Kurtit dhe ministrit italian do të jetë në ora 16:20.























