Nga 1 korriku hiqet taksa në kufi për mërgimtarët
BKT
Lajme

Nga 1 korriku hiqet taksa në kufi për mërgimtarët

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik.

“Ky vendim na hap rrugën që ne si ministri të lidhemi një memorandum bashkëpunimi që së bashku me BQK e marrim përsipër mbulimin e kostos së primit të sigurimit kufitar dhe mbulimi të filloj prej datës 1 korrik”, tha Murati, raporton EO.


MË SHUME NGA Lajme