17:34 / 22.06.2021
Pesë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
Shqipëria ka regjistruar pesë raste me COVID-19 dhe asnjë të vdekur në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit numri i rasteve aktive me COVID në Shqipëri është 100, një shifër e ulët në krahasim me vendet e tjera në Ballkan apo Evropë.
Nga 4064 testime të kryera kanë rezultuar pozitive rastet e identifikuara në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë./Tch























