Calhanoglu edhe zyrtarisht lojtar i Interit

Calhanoglu edhe zyrtarisht lojtar i Interit

Ish lojtari i Milanit, Hakan Calhanoglu sot edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit të Interit.

Këtë e ka konfirmuar Fabrizo Romano në një postim në Facebook ku bënë të ditur se Calhanoglu ka nënshkruar me Interin deri në vitin 2014.

“Zyrtare dhe e konfirmuar. Hakan Calhanoglu i bashkohet Inter nga AC Milan me kontratë deri në qershor të vitit 2024”, transmeton Klankosova.tv.

Kalimi i Calhanoglu nga Milano tek Interi vije pas ndeshjeve që lojtari i bëri me kombëtaren e tij, Turqinë me të cilën u eliminuan pas tri humbjeve radhazi të pësuar ku nga shumë njerëz të sportit, Calhanoglu u kritikua për paraqitjet e tij të dobëta.