Prishtina kalon rrethin e parë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve

Prishtina kalon rrethin e parë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë parakualifikueset e Champions League. Kryeqytetasit kanë fituar nga Folgore, kampioni i San Marinos.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Endrit Krasniqi në minutën e 51-të dhe Mendurim Hoti në minutat shtesë i kanë dhënë fitoren Prishtinës. 

Ndeshjen e dytë Prishtina pritet ta zhvillojë me kampionin e Andoras, Inter Club d'Escaldes, që ka fituar kundër Torshavn.