3,669 persona vaksinohen kundër Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve
BKT
Lajme

3,669 persona vaksinohen kundër Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 3 mijë e 669 persona.

Që nga java e kaluar ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv, por numër i vogël i qytetarëve po vaksinohen në vend.

Ndërsa nga fillimi i vaksinimit e deri tani, 144 mijë e 685 persona janë vaksinuar në Kosovë.

22 mijë e 906 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Kujtojmë që nga 15 qershori në Kosovë ka filluar realizimi i Planit të Vaksinimit Masiv.


MË SHUME NGA Lajme