18:36 / 23.06.2021
Limaj nga Kukësi kalon te Tirana
Vesel Limaj nuk do të jetë më futbollist i Kukësit. Tash e tutje ai i përket Tiranës. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi tiranas.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vesel Limaj tek KF Tirana!
Kampi bardh’ e blu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin i cili nënshkroi sot për dy sezonet e ardhshme. 24 vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës për të nisur stervitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri.























