23:01 / 23.06.2021
Franca dhe Portugalia barazojnë, kalojnë grupin
Franca dhe Portugalia kanë barazuar dhe kanë kaluar në fazën tjetër të kampionatit evropian.
Ndeshja e fundit e grupit F ka përfunduar me rezultatin 2-2.
Për të dy skuadrat kanë shënuar nga dy gola Cristiano Ronaldo (31', 60) dhe Karim Benzema (45',47').
Franca, Gjermania dhe Portugalia kanë kaluar grupin, derisa Hungaria e cila ka barazuar poashtu me Gjermaninë, ka mbetur jashtë garave.























