Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Michigan, do të flas, Nik Burimi, këngëtari Shqiptar që po nis karrierën në SHBA.
Për filmin "Sofra e Varrit" do të flasin, Mentor Zymberaj, skenarist dhe Mirak Zymberaj, regjisor.
Kurse, në lidhje të drejtpërdrejt, do të flas, Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, kongresi i IX ndërkombëtar, Covid-19 dhe vaksinimin për vendet Shqipfolëse, diaspora në veprim.
Fatbardha Restelica, hulumtuese në INDEP dhe Dardan Abazi, menaxher i programit dhe hulumtues në INDEP, flasin në lidhje të drejtpërdrejt për muajin e grave konsumatore.























