Haradinaj kërkon nga Kurti finalizimin e Demarkacionit me Malin e Zi
Kryeari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar qeverisë që të formojë sa më parë komisionin për shënjimin e kufirit.
Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, Haradinaj tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.
“I porpozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend, raporton Gazeta Express.
“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.
“Nuk duhet krujuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.























