Zyrtare: Largimi nga Mazreku i shtatëzënës dhe punëtorve tjerë i paligjshëm
BKT
Lajme

Zyrtare: Largimi nga Mazreku i shtatëzënës dhe punëtorve tjerë i paligjshëm

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, kreu në muajin dhjetor pushime masive nga puna, mbi 70 punëtorë, por më pas një numër prej tyre u rikthyen nga ndikimet e grupeve të interesit.

Njëra prej të pushuarave nga puna ishte dhe njē grua shtatzënë. Mazreku tani po punëson familjarë gjykatësish si vëllaun e Forsina Sylejmanit, Arlind Hazirin, djalin e Zyhdi Hazirit, Yll Hasanin djalin e Fejzullah Hasnit, ndërsa dëmshpërblimet për kthimin e të larguarve nga puna, do ta paguajnë kompanitë e sigurimeve.

Largimet e paligjshme  dhe masive prej punës nga ana e Sami Mazrekut, drejtor në BKS,  Inspektorati i Punes i ka vlerësuar të paligjshme.

Përmes një vendimi që ka siguruar Rtklive.com, ky inspektoriat ka kthyer në punë persona të caktuar, ndërsa  në të tjera vendime ka konstatuar shkelje te ligjeve dhe rregulloreve, duke konstatuar ndërprerje të marrdhënjes se punës pa vendim dhe vetëm me një njoftim, pa këshillë juridike dhe të drejtë të ankesës së palëve të larguara.

Drejtori Sami Mazreku u tregua i pamëshirshëm edhe me një grua shtatëzënë, të cilën ai poashtu e largoi nga puna duke kryer shkelje flagrante të të drejtave njerëzore dhe të drejtës së punës.

Gjatë një emisioni në T7 gjatë ditës së djeshme, ai pranoi se e punësuara shtatëzënë nuk punonte më aty, por tentoi të bëjë lojëra fjalësh duke thënë se nuk e ka larguar nga puna, por nuk ia ka vazhduar kontratën.

Këtë ai e pranoi pasi deputetja Donika Kada i tha se e ka larguar nga puna edhe një grua shtatëzënë.

Gjithsesi, i vendosur në pozitë nga deputetja Kada, ai u zotua se do të pranojë vendimet e inspektoriatit, vendime të cilat pavarësisht dëshirës, obligohet t’i zbatojë sepse e përcakton ligji qartë.

Banka Qendrore e Kosovës ka heshtur për këto pushime masive nga puna, edhe  me ligj e mbikqyrë një institucion si Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Nga informacionet që ka rtklive, minimalisht 10 persona të rinj janë punësuar në vendet e punës së të larguarve, pa përfshirë pikat kufitare.

Në vend të tyre, Sami Mazreku ka punësuar njerëz të tjerë, të afërm të gjyqtarëve, fakt i cili do bëjë që kompanitë e sigurimeve të paguajnë mijëra euro për dëmshpërblime dhe kthimin e punëtorëve në punë.

Për punësimet pa konkurs nuk ka pasur asnjë reagim nga Banka Qendrore e Kosovës.

Vendim i Inspektoriatit për punëtoren Burbuqe Gubetini


MË SHUME NGA Lajme