11:17 / 25.06.2021
Vetëm dje policia ka dënuar 302 shoferë, përdorën telefonin gjatë vozitjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 302 shoferë.
Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet.























