12:25 / 25.06.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për librin Në vetën e pare” “Arti i një të burgosurit”, do të flas autori, Ali Sh.Berisha.
Kurse, rreth fillimit të festivalit të këngës për fëmijë ”Vihuela", në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaji flet drejtor i festivalit, Naser Dula.
Ndërsa, për edicionin e ri të 3x3 Prishtina, do të flas, Fisnik Juniku, bashkëthemeluesi i 3x3 Prishtina.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























