21:35 / 26.06.2021
Lushtaku merr përkrahje nga dega në Skenderaj që t’i futet garës
Kryetari i PDK-së, dega Skënderaj, Sami Lushtaku, ka zhvilluar takim me strukturat e partisë.
Lushtaku thotë se uniteti brenda strukturave është shumë i madh dhe do të ketë si qëllim ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.Ai tutje tha se ka marrë mbështetje absolute në kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt.
“Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL” shkruan Lushtaku në Facebook .























