22:52 / 26.06.2021
Itali-Austri mbaron baraz, shkon në vazhdime
Nuk ka pasur fitues për nëntëdhjetë minuta në ndeshjen Itali-Austri. Ndeshja ka përfunduar baraz dhe ka shkuar në vazhdime.
Italia pati dy raste të shkëlqyera, fillimisht ishte Barella me një goditje që arriti ta largojë portieri i Austrisë, dhe në min 32′ goditja e Ciro Immobiles përfundoi në shtyllë, kurse Austria ka shënuar përmes Arnautovic në minutën e 66-të, por VAR ka anuluar golin.
54 përqind Italia posedoi topin, derisa Austria vetëm 46 përqind.























