23:33 / 26.06.2021
Një Itali ndryshe në shtesa, kalon në çerekfinale
Italia nuk ka lejuar befasi në kohën shtesë të ndeshjes me Austrinë. Ka fituar ndeshjen me rezultat 2-1.
Federico Chiesa në minutën e 95-të dhe Matteo Pessina në minutën e 105-të kanë shënuar për Italinë. Austriakët kanë shënuar golin e vetëm në minutën e 115-të përmes Sasa Kalajdzic.
Italia do të ndeshet me fituesin e takimit Belgjikë-Portugali.























