23:45 / 26.06.2021
Arnautovic pritet me pankarta nga tifozët shqiptarë në "Wembley"
Futbollisti i Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautovic është pritur me befasi në stadiumin "Wembley" të Londrës, ku po zhvillohet ndeshja e “EURO 2020” në mes të Italisë dhe Austrisë.
Aty është parë një pankartë me tri shkronjat e arta të UÇK-së dhe një tjetër ku përmendej nëna e futbollistit.
Futbollist serbo-austriak është përfolur për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat.
Sulmuesi për gjuhën e përdorur ishte dënuar me një ndeshje mos lojë nga UEFA. Ndërsa edhe vet kërkoi falje pas gjestit të bërë në rrjete sociale.























