Santos: Belgjika ka pika të dobëta, por nuk i tregoj
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos thotë se Portugalia do të luajë për të triumfuar ndaj Belgjikës dhe ka arritur të zbulojë disa pika të dobëta në këtë skuadër. Ai fillimisht u ankua për faktin që ndeshjet po luhen shumë shpejt, por donte ta kalonte në plan të dytë këtë kritikë.
“Unë nuk dua të flas për pikat e tyre të dobëta, sepse në të kundërt, ata do të marrin masa. Por e vërteta është që kanë disa pika të dobëta dhe ne kemi mundësi për të shprehur veten. Ndeshja kundër Danimarkës e tregoi diçka të tillë. Belgjika ka shumë pika të forta dhe për këtë mund të flas. Kanë një grup që luan prej kohësh me njëri-tjetrin. Gjithçka rrjedh natyrisht në lojën e tyre dhe kuptohen me sy mbyllur”, ka thënë trajneri kampion i Europës, transmeton Panorama. Ai ka thënë se Belgjika luan me disa skema të ndryshme, nga 3-4-3 në 3-4-1- 2. "Është një skuadër që i pëlqen loja me topin", është shprehur Santos.























