14:31 / 27.06.2021
Drita prezanton fanellat e reja
Drita ka prezantuar fanellat për sezonin e ri 2021/22. Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare, Drita FC zbuloi sot fanellat e reja. Gjilanasit kanë fanellat si vendas, mysafir dhe fanellat e treta. Fanellat janë prodhim i kompanisë së njohur “Macron”.

























