Nis fushata në PDK? Enver Hoxhaj del me Lladrovcin dhe diplomatin europian
BKT
Lajme

Nis fushata në PDK? Enver Hoxhaj del me Lladrovcin dhe diplomatin europian

Hoxhaj duket se ka nisur fushatën edhe zyrtarisht, pasi ka publikuar një foto nga Drenasi me të parin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Hoxhajt.

Pas një heshtje të gjatë parazgjedhore në Partinë Demokratike të Kosovës, ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, dhe njëri nga kandidatët e përfolur për të parin e PDK’së, është shfaqur me kryetarin e Drensit, Ramiz Lladrovci, si dhe me nënkryetarin e parlamentit europian, Rainer Wieland

Në foton e publikuar nga Hoxhaj shihet edhe nënkryetari i parlamentit europian, Rainer Wieland. 

Si kandidat potencial për kryetar të PDK-së, janë përfolur Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi, të cilët megjithatë ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën, shkruan GazetaMetro.

Hoxhaj po duket se ka filluar fushatën për zgjedhjen e të parit të PDK-së, ndryshe nga Memli Krasniqi i cili edhe me tej po qëndron në heshtje dhe nuk ka publikuar ndonjë aktivitet deri me tani.

Ndryshe, PDK do të mbaj Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021.

 

 


MË SHUME NGA Lajme