19:55 / 27.06.2021
Çekia e çon në shtëpi Holandën
Një karton i kuq për Matthijs de Ligt dhe Holanda është fundosur.
Çekia e ka mposhtur 2-0, duke i shtruar rrugën e kthimit në shtëpi.
Minuta e 55-të ka qenë momenti kur "tulipanët" kanë mbetur me dhjetë lojtarë në fushë. Deri në atë kohë ndeshja ka qenë e dominuar më shumë nga Holanda, por pastaj gjërat kanë ndryshuar.
Numrin më të madh të lojtarëve në fushë çekët e kanë shfrytëzuar fillimisht në minutën e 68-të, kur Tomas Holes ka realizuar me kokë.
Goli i dytë ka ardhur nga Patrik Schick në minutën e 80-të.
Çekia në çerekfinale do të ndeshet me Danimarkën.























