Kosovari që i befasoi të gjithë në lojrat Mesdhetare
BKT
Sport

Kosovari që i befasoi të gjithë në lojrat Mesdhetare

Shahisti ynë, Nderim Saraçi(25), arriti të fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut, që u mbajt prej 18 – 26 qershor 2021,në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e 20 shteteve (ALB, AND, BIH, CRO, EGY, ESP, FRA, GRE, KOS, LBA, LBN, MKD, MLT, MNC, MNE, POR, SLO, SRB, TUN, TUR).

Vlen të theksohet se Nderimi kishte pikë te barabarta 7.5 nga 9, me të parin kryemjeshtrin kroat Sharic (ish kampionin evropian),por u rendit si i dyti për faktin se,Nderimi kishte humbur një pikë nga një kundërshtar më i dobët krejt ne fillim te turnirit nga pakujdesia,ndërsa Shariq humbjen e kishte nga një kryemjeshtër,dhe kjo ishte përcaktuese që kroati te stoliset me medale te art, edhe pse në përballje direkte kishin luajtur baras (remi).

Saraci me këtë rezultat arriti të fiton edhe normën e parë për titullin kryemjeshtër(titulli më i lart në lojën e shahut)dhe 24.7 pikë elo (rejting). Ky është suksesi me i madh i ndonje shahisti kosovar në të gjitha kohërat,sepse Kosova ende nuk ka një kryemjeshtër dhe ky është hapi i parë i një shahisti kosovar drejt keti suksesi.

Për te arritur këtë sukses nuk ishte aspak e lehtë, sepse ndër të tjera u deshtë të përballet me katër kryemjeshtër, fitoi nga tre ( Kadriç Denis Bosne, Budisavleviç Srbi,Senal Vehap Turki), ndërsa barazoi me kryemjeshtrin kroat Shariç.

Adhuruesit e Nderimit do t´i mbajnë mend gjatë sidomos dy sfidat e fundit në këtë turnir, përpalljen me kryemjeshtrin serb Budisavlevic dhe kryemjeshtrin turk Senal Vehap.

Serbi Budisavlevic është një talent i rrallë dhe me perspektive, sepse titullin e kryemjeshtrit e ka arrit ne moshën 16 vjeçare, por në përballje me Nderimin nuk pat sukses të tregohet, sepse Nderimi e futi në ujëra të turbullta që nuk diti të noton, dhe e humbi pozitën shumë herët. E kishte shumë vështir ta pranon realitetin dhe e vazhdoi lojën deri ne fund, kur u zinë në mat, çka nuk është e zakonshme në këtë rang të garave të ndodh.

Ndërsa loja e fundit kundër kryemjeshtrit turk, vërtet ishte për infrakt, sepse ndodhen shumë ndryshime të papritura të pozitave, herë në të mirë te Nderimit e herë të kryemjeshtrit truk. Loja zgjati 125 lëvizje dhe afër 6 orë,përballje kjo qe u komentua ne shume forume te shahut si mjaft interesante. Kjo fitore Nderimit ja siguroi suksesin, i cili na bëni krenar te gjithëve. Shahisti kosovar në radhitje tabelare pas veti la hiq me pak se 13 kryemjeshtër nga shtetet e ndryshme pjesëmarrëse, ndërsa serbi me i miri i klasifikuar ishte i nënti ne tabelë.

Nga shahistët tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë turnir,vlen te theksohet si sukses edhe rezultati i te riut Endrit Uruqi,i cili pat një performancë te mire me 2350 në rejting, e cila i solli ngritje 35 poen te rejtingut paraprak.Në start te turnirit Entriti sipas rejtingut ishte i 52`ti,por në fund u plasua i 28’ti që është një rezultat shumë i mirë dhe premtues.

Kosova ka dy mjeshtër ndërkombëtar deri tani, Bedri Sadikun i cili këtë titull ka fituar në vitet e 80`ta dhe Nderim Saraçin i cili është në rrugë te mirë drejt titullit me te lart te shahut, kryemjeshtër.

Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut. Për këtë sukses,Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Saraçin dhe Federatën e Shahut të Kosovës./Kosovalb.com