16:09 / 28.06.2021
Ky është politikani me 5.1 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe 9 vetura
Ish deputeti nga Prizreni, Xhavit Ukaj, që u përplas ashpër me Vjosa Osmanin vitin e kaluar del se ka një pasuri përrallore në bazë të të dhënave në AKK.
Ukaj hyn kësisoj në kategorinë e politikanëve të pasur ku ndodhen edhe Xhelal Sveçla, Xhavit Haliti, vetë presidentja Vjosa Osmani por edhe Haki Abazi, Besnik Bislimi e të tjerë.
Vetëm në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ai ka deklaruar vlerë të pasurisë prej 5 milionë e 100 mijë eurosh.
Kjo pasuri përbëhet vetëm nga një shtëpi banimi, tri toka bujqësore dhe katër objekte afariste.
Duket se z. Ukaj është edhe merakli kerresh, pasi ka deklaruar 9 vetura të ndryshme vlera e përgjithshme e të cilave është 79 mijë euro.
Nuk dihet se çka i duhen z. Ukaj gjithë këto vetura. /Periskopi























