Ministrja Gërvalla ia huq sërish në Twitter, ngatërron NATO-n me OKB-në
BKT
Lajme

Ministrja Gërvalla ia huq sërish në Twitter, ngatërron NATO-n me OKB-në

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ia ka huqur edhe një herë me “politikën” në Twitter.

Ajo ka postuar një fotografi me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik, por në vend se të vinte flamurin e NATO-s, ajo ka vënë flamurin e OKB-së në tri vende.

Në fakt, MPJ-ja dhe ministrja Gërvalla janë kritikuar edhe më herët për postimet në Twiiter, sidomos për atë që kishte të bënte me Rusinë, kur dyshohej se ishte bërë me ndihmën e “google translate”.

Po ashtu, para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.


MË SHUME NGA Lajme