Chelsea kërkon shërbimet e mesfushorit të Barcelonës
BKT
Sport

Chelsea kërkon shërbimet e mesfushorit të Barcelonës

Chelsea raportohet ka kthyer vëmendjen drejt mesfushorit të Barcelonës Miralem Pjanic, sipas Le “10 Sport”.

“Blutë” e Londrës po vlerësojnë një ofertë për huazimin e 31-vjeçarit, por Paris Saint-Germain është gjithashtu e gatshme të rrëmbej shërbimet e tij duke i ofruar një kontratë dy vjeçare.

Mbetet të shihet nëse Barca do të jetë e hapur për huazimin e boshnjakut pasi ata janë të interesuar për shitjen e disa lojtarëve në mënyrë që të ulet shifra e lartë e shpenzimeve në paga.