21:15 / 29.06.2021
Sterling: Duhej ndeshje e madhe, e bëmë! Ju tregoj dy bishat e Anglisë
Raheem Sterling ishte ai që zhbllokoi ndeshjen kundër Gjermanisë dhe statistikat me Anglinë i ka fantastike.
Për sulmuesin e Manchester City ishte goli i 15-të në 20 ndeshjet e fundit me kombëtaren e “Tre Luanëve”.
Pas ndeshjes, Sterling foli dhe lavdëroi dyshen e qendrës së mesfushës në maksimumin.
“E dinim qe duhet të bënim një paraqitje të madhe kundër një skuadre të mirë si Gjermania. Mendoj se e bëmë diçka të tillë sot. E dinim gjithashtu se me çfarë intensiteti mund të luajmë dhe jo shumë ekipe mund ta përballojnë”, tha ai.
“Dy djemtë tanë në mesfushë, Rice dhe Phillips ishin klas, ata e hëngrën tokën, ishin bisha në mesfushë”, tha mes të tjerash Sterling.























