Ushqimet shkatërruese të imunitetit
BKT
Lifestyle

Ushqimet shkatërruese të imunitetit

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tri shtyllat kryesore të sistemit imunitar, i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Ushqyerja është faktori kryesor për dobësimin dhe forcimin e sistemit tuaj imunitar. Ndërsa një dietë ushqyese mbështet sistemin tuaj imunitar, një dietë që është e ulët në lëndë ushqyese dhe e pasur me ushqime ultra të përpunuara dëmton funksionin imunitar.

Sheqeri i shtuar

Nuk ka dyshime se kufizimi i sasisë së sheqerit të shtuar, promovon shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe dëmton sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që rrisin në mënyrë të konsiderueshme sheqerin në gjak, siç janë ato me sheqerna të shtuara, rrisin prodhimin e proteinave inflamatore si alfa nekrozë tumorale, proteinë reaktive C dhe interleukin-6 nga të cilat ndikojnë negativisht në funksionin imunitar.

Kjo gjë është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me diabet, pasi ata mund të kenë nivele të ngritura të sheqerit në gjak, më shumë sesa njerëzit me nivele të rregullta të sheqerit.

Për më tepër, është treguar se nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë funksionin e barrierës së zorrëve dhe të nxisin çrregullimet e baktereve, të cilat mund të çojnë deri te humbja e imunitetit dhe të bëjnë trupin tuaj më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Ushqimet e kriposura

Ushqimet e kriposura si patatet e skuqura, ushqimet e ngrira dhe ushqimet e shpejta mund të dëmtojnë reagimin imunitar të trupit tuaj. Dietat me kripëra të larta mund të shkaktojnë inflamacione të indeve dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve autoimmune.

Kripërat gjithashtu mund të pengojnë funksionin normal të organzimit, duke ndryshuar bakteret e zorrëve dhe të promovojë gjenerimin e qelizave imune që janë të implikuara në patagjonezën e sëmundjeve autoimunë.

Ushqimet e përpunuara

Shumë ushqime të përpunuara përmbajnë yndyrna të pashëndetshme, sheqerna dhe aditivë. Këto mund të përmisojnë shijen, strukturën dhe afatin e ruajtjes së një produkti, por dëmtojnë mjaft shumë imunitetin tuaj të trupit.

Ushqimet e konservuara, ushqimet e ngrohta në mikrovalë, patatet e skuqura, ëmbëlsirat dhe biskotat, mund të rrisin rrezikun sëmundjeve kronike inflamatore ose metabolike. Ngrënia e sheqernave dhe yndyrërave në ushqimet e përpunuara mund të çojë në një konsum të tepërt të kalorive, gjë që mund të rrisë rrezikun e mbipeshës.

Obeziteti mund të çojë ne inflamacion, i cili mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

Ushqimet me karbohidrate të rafinuara  

Ushqimet që përpunohen dhe përmbajnë karbohidrate të rafinuara, të tilla si mielli i bardhë dhe sheqeri i rafinuar, shoqërohen me rritje të inflamacionit dhe stresit oksidativ, i cili sëmton sistemin imunitar.

Disa nga ushqimet të cilat përmbajnë karbohidrate të rafinuara përfshijnë :

Orizi i bardhë

Buka e bardhë

Ëmbëlsira, biskotat

dhe tortat e bëra me miell të bardhë

healthline