Ç’duhet të bëni për të patur një lëkurë të shëndetshme me pak përpjekje
Për një lëkurë të shëndetshme, është e nevojshme ndjekja e një rutine rigoroze. Sidoqoftë, nuk keni nevojë të ndiqni një listë të pafundme për kujdesin e duhur të fytyrës. Në vend të kësaj, mund të kufizoheni tek pikat kryesore.
Pastrojeni fytyrën çdo natë
Hapi themelor është pastrimi i fytyrës gjatë natës. Duke larguar grimin nga fytyra, pastroni bakteret që mund të bllokojnë poret e lëkurës.
Mos harroni kremin kundër diellit
Është e rëndësishme të aplikoni kremin kundër diellit, pasi rrezatimi ultraviolet ka efekte të dëmshme në lëkurë. Në fakt, ekspertët thonë se 80 përqind e plakjes së lëkurës vjen për shkak të rrezatimit ultraviolet.
Mos e teproni me produktet
Mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, por larja e tepërt apo përdorimi i pastruesve, veçanërisht antiseptikëve rezulton në heqjen e lipideve nga lëkura dhe për pasojë pamundësinë për të mbajtur ujë nga shtresa e kornemës.
Ushtrohuni
Ushtrimi stimulon të gjithë trupin dhe së bashku lëkurën, duke rritur elasticitetin e saj, duke parandaluar rrudhat dhe duke e ndihmuar atë të mbetet e shëndetshme, e bukur dhe e fortë.
Bëni gjumë të mjaftueshëm
Rrathët e zinj janë një nga shenjat e pagjumësisë. Përpiquni të flini në të njëjtën kohë çdo natë në mënyrë që të mos prishni orarin tuaj të gjumit.























