Rikthehet Eda Zari
BKT
Kulturë

Rikthehet Eda Zari

Këngëtarja e muzikës Jazz, Eda Zari, i është rikthyer publikut me këngën “Qan lulja për lulën”.

Në emisionin “Wake Up” të Top Channel ajo ka shpalosur detaje për përpunimin e këngës të Muahrrem Gurës, për të cilën ajo ka punuar sa ishte edhe në karantinë.

Ndërsa për videoklipin e saj ajo ka thënë se kanë dashur të paraqesin dhunën që ushtrohet ndaj grave.

“Dëshira ishte për të krijuar një metaforë mes lules e hireve të gruas”, ka thënë Zari.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me emra ndërkombëtarë si Elchen Shirinov, Christian Kappe, Henning Jung e ky i fundit është edhe djali i saj.

Zari ka paralajmëruar për një album që do të dal në vjeshtë të këtij viti i cili bazohet në tekstet e Lasgush Poradecit dhe që do të jetë album bilingual, në gjuhën gjermane dhe atë shqipe, transmeton Klankosova.


MË SHUME NGA Kulturë