19:15 / 01.07.2021
Musliu kërkon të mos u ndalen shtesat punëtorëve shëndetësorë dhe policisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos ia ndalë shtesat punëtorëve shëndetësorë dhe atyre të policisë.
Ajo ka thënë se çdo ndërprerje e pagesave para shfuqizimit të ligjit përbën shkelje ligjore.
“Punëtorëve shëndetësisë dhe Policisë së Kosovës duhet t’i paguhen shtesat deri në fund të pandemisë. Çdo ndërprerje e pagesave para shfuqizimit të ligjit përben shkelje ligjore”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.























