240 mijë sportdashës kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër
BKT
Sport

240 mijë sportdashës kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër

Franca është eliminuar tashmë nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të vëmendjes.

Sipas RTL Sport, janë më shumë se 240,000 sportdashës që kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, të vlefshme për raundin e 1/8-ave.

Arsyeja? Shumë tifozë kanë dyshime për penalltinë e fundit e gjuajtur nga Mbappe, që u prit nga portieri zviceran Jan Somer.

Në ankesë thuhet se Somer, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës. Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment.