955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
BKT
Lajme

955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) në një konferencë për media.

Ai tha se ky institucion ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.Ai ka shtuar se nga dita e hënë e javës së ardhshme fillon procedura e verifikimit për kontrollin e pasurisë.

“Bazuar në ligj pasi të bëhen publike deklaratat , fillon edhe procedura e shortit. Pjesë e deklarimit janë 4,766 zytarë të lartë. Verifikimi këtyre që u hodh shorti fillon që nga dita e hënë. Dhe nga kjo ditë fillon procedura e verifikimit dhe pritet të përfundoj diku në dhjetorë” , tha Havolli.

Sipas kreut të AKK-së, nga 4,766 zyrtarëve publik, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Trendi i mosdeklarimit të pasurisë nga viti ne vit është diku rreth 2 për qind”, shtoi ai.

 


MË SHUME NGA Lajme