Zvicër-Spanjë, shkon në vazhdime
BKT
Sport

Zvicër-Spanjë, shkon në vazhdime

Me rezultat të barabarta 1-1, është mbyllur koha e rregullt mes Zvicrës dhe Spanjës, takim ky që po luhet në kuadër të çerekfinales së Evropianit 2020.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Spanjën që edhe realizoi në min e 8’ ku pas një goditje të fuqishme të Jordia Albas topin e devijoi Denis Zakaria duke shënuar autogol.

Në pjesën e dytë më kërkuese ishte Zvicra që barazoi rezultatin në min e 68’ me golin e Xherdan Shaqirit pas një gabimi në mbrojtën e Spanjës.

Zvicra është me një lojtar më pak nga minuta e 77’ kur u përjashtua Remo Freuler me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Mbetet të shihet a do të ketë fitues pas vazhdimeve, apo ndeshja do të shkojë në penallti.