Pritjet me Spanjën, portieri Sommer vendos rekord në EURO 2020
BKT
Sport

Pritjet me Spanjën, portieri Sommer vendos rekord në EURO 2020

Zvicra u mposht nga Spanja pas gjuajtjes së penalltive dhe portierët Yann Sommer dhe Unai Simon ishin protagonistë.

I dyti u shpall “Njeriu i Ndeshjes”, pasi priti dy penallti, kurse tjetri vendosi një rekord.

“Gardiani” i Zvicrës bëri 10 pritje në ndeshjen kundër Spanjës, shifër kjo që nuk ishte regjistruar nga asnjë portier në EURO 2020.

Gjithsesi paraqitja e mirë e Sommer nuk vlejti për Zvicrën, që nuk shkoi dot në gjysmëfinale të Europianit.