17:13 / 03.07.2021
Moti nesër, me diell dhe vranësira
Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
























