18:17 / 03.07.2021
Gecaj i LDK-së për zgjedhjen e Krasniqit: Më mirë se ç’ishte
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar pas zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bajram Gecaj i LDK-së, me anë të një postimi në Facebook uroi Krasniqin, duke vlerësuar se tashmë u bë më mirë se që ishte për PDK-në.
“Më mirë se ç’ishte … urime pozita e Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, djali i mikut tim dhe njërit nga themeluesit e LDK-së!”, shkruan Gecaj.
Krasniqin e uruan për postin e ri bashkëpartiakët e tij, por edhe disa anëtarë të partive të tjera.























