Çekia-Danimarka, kështu mbyllet pjesa e parë
BKT
Sport

Çekia-Danimarka, kështu mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë mes Çekisë dhe Danimarkës, është mbyllur me epërsinë e danezëve prej 0-2, raporton RTKLive.com.

Çekia dhe Danimarka po luajnë në kuadër të çerekfinaleve të Evropianit 2020.

Danezët u treguan ekip më i mirë në pjesën e parë në duel me çekët. Thomas Delaney (5’) dhe Kasper Dolberg (42’), shënuan nga një gol për avantazhin e Danimarkës, e cila është në rrugë të mirë të kalon në gjysmëfinalet e EURO 2020.

Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/