Kroos habit përsëri: Do të pensionohem në vitin…
BKT
Sport

Kroos habit përsëri: Do të pensionohem në vitin…

Pasi u tërhoq nga kombëtarja gjermane, Toni Kroos ka treguar se kur do të heqë dorë nga futbolli i luajtur.

Në një intervistë për ‘’BILD’’, mesfushori u shpreh se do të luajë dhe dy vite të tjera më pas do të lërë futbollin.

“Unë mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për pensionin tim. Unë do të jem 33 vjeç, por do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vite. Sigurisht që do të pensionohem me fanellën e Real Madridit 100%”, u shpreh Kroos.

Toni Kroos është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe për këtë flet karriera e tij ku ka fituar një numër të madh titujsh në karrierë.