Anglia thyen keq Ukrainën, kalon në gjysmëfinalen e Evropianit
BKT
Sport

Anglia thyen keq Ukrainën, kalon në gjysmëfinalen e Evropianit

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit 2020, pasi sonte deklasoi Ukrainën, me rezultat 4-0, raporton RTKLive.com.

“Tre Luanët” u treguan skuadër tejet e fuqishme në duel me ekipin e Andry Shevchenkos, duke dominuar në tersi lojën, sidomos në pjesëlojën e dytë.

“Tre Luanëve” i kanë mjaftuar vetëm katër minuta për të kaluar në epërsi në (0-1), kurse sulmuesi Harry Kane ka realizuar pas një asistimi nga Raheem Sterling, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, skuadra angleze e demoloi në tersi skuadrën ukrainase, duke shënuar edhe tre gola.

Fillimisht Maguire (46’), dyfishoi avantazhin e Anglisë në 2-0. Katër minuta më vonë sërish në skenë Kane, i cili çon epërsinë e anglezëve në 3-0, të dytin personal, kurse, goditjen e fundit Ukrainës ia dha Henderson (63’).

Anglia kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ku të martën do të përballet me Danimarkën, derisa Ukraina këtu mbyll aventurën në EURO 2020. /RTKLive/