23:04 / 03.07.2021
Haradinaj uron Memli Krasniqin për detyrën e re
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka uruar Memli Krasniqin për detyrën e re.
Haradinaj e ka qujatur mik Krasniqin, derisa i ka uruar detyrën, përmes rrjeteve sociale.
“Mikut tim Memli Krasniqi i uroj suksese në krye të PDK-së!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë, që Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.























