12:26 / 04.07.2021
Zyrtare: Trincao transferohet te Wolverhampton
Klubi anglez Wolves ka transferuar sulmuesin e Barcelonës Francisco Trincao.
Wolverhampton ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Trincaos.
Sulmuesi do të kalojë në Angli në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje për 29 milionë euro në fund të sezonit.
Portugezi, pati disa oferta tjera nga disa klube evropiane por në fund zgjodhi kalimin te Wolves.
21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 42 ndeshje me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe dy asistime.























