Kendall Jenner kombinon bizhuteritë e shtrenjta me kostumin e zhytjes
BKT
Lifestyle

Kendall Jenner kombinon bizhuteritë e shtrenjta me kostumin e zhytjes

Kendall Jenner po realizon një fushatë për markën e bizhuterive “Messika” në Saint Tropez. Modelja veshi në setin fotografik një bluze të shndritshme lateksi blu si edhe një kostum zhytjeje. 25-vjeçarja dukej si sërfiste në veshjet e zgjedhura dhe formën e saj të shkëlqyer fizike.

Nuk është habi që Jenner do të ishte imazhi i ri i markës, shoqja e saj e ngushtë, Gigi Hadid gjithashtu ka dizenjuar linjën e saj me markën dhe fitoi mbi 50 mijë dollarë në ditën e lançimit. Marka e famshme është e preferuar edhe nga Bella Hadid, Hailey Baldwin dhe Kate Moss, që është shprehur se i pëlqen të vendosë shpesh bizhuteri me diamante në plazh.

Është ende e paqartë nëse Jenner ka dizenjuar linjën e saj në bashkëpunim me “Messika”, por e bëri të qartë që pishina është vendi i duhur për të shkëlqyer.