Prishtina niset për Budapest, nesër zhvillon ndeshjen ndaj Ferencvaros
BKT
Sport

Prishtina niset për Budapest, nesër zhvillon ndeshjen ndaj Ferencvaros

Prishtina është nisur drejt Budapestit ku nesër do të përballet me skuadrën e Ferencvaros.

Ferencvaros dhe Prishtina do të përballen nesër nga ora 18:00, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Futbollistët e Prishtinës tashmë kanë marrë rrugën për Budapest ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin “Groupama Arena”.

Ekipi nga kryeqyteti do të zhvillojë stërvitjen e parë në Hungari sot prej orës 18:45.

Prishtina erdhi deri në këtë fazë pasi fitoi raundin para-kualifikues përballë Folgore dhe Inter Escaldes.

Ndeshja e parë zhvillohet nesër nga ora 18:00 në Budapest, ndeshja kthyese më 13 Maj në “Fadil Vokrri”.