11:56 / 05.07.2021
Qepa dhe hudhra ulin rrezikun e kancerit në stomak
Qepa dhe hudhra janë përbërës të zakonshëm në kuzhinë dhe i bëjnë shumë mirë shëndetit.
Kohët e fundit, studiuesit italianë kanë dalë në përfundim se qepa dhe hudhra kanë veprim mbrojtës ndaj kancerit në stomak.
Një studim nga Universiteti i Milanos ka siguruar të dhëna të reja epidemologjike që thonë se konsumimi i qepës dhe hudhrës ul rrezikun e kancerit në stomak.























